Nga yll i futbollit në menaxher, ja kush është futbollisti turk që do hasni në Palo Alto

Premte, 04 May 2018 18:18

Në Palo Alto të Kalifornisë një person i gjatë dhe i spikatur, pak mbi të 40-at, përshëndet ata që hyjnë në një lokal aty pranë , u tregon atyre menynë, mbledh pjatat dhe gotat në tavolinat ku klientët janë larguar, e ndodh edhe të lajë enët.

Ky është pikërisht ish-kampioni turk Sukur, i cili menaxhon një lokal në Palo Alto.

Por çfarë bën ish-kampioni turk në “Tuts Bakery and Cafe” në Palo Alto? Pse menaxhon një lokal dhe u shërben klientëve, e nuk ka zënë ndonjë pozicion si komentator sportiv?

Sukur, i cili nga vitet ’90 e deri në vitet e para të 2000-shit bëri të madh ekipin e Galatasarayt dhe i dhuroi Turqisë vendin e tretë në Botërorin e Koresë së Jugut e Japonisë, është detyruar të braktisë vendlindjen e tij për bindjet politike, pikërisht siç është rrëfyer në një intervistë për “Neë York Times”, e para që prej shkeljes në SHBA në vitin 2015.

Qeveria e presidentit Erdogan ka lëshuar një urdhërarresti ndaj tij, ndërsa babai përfundoi në burg për thuajse një vit. Të gjitha kursimet e tij, përfshi llogaritë bankare, janë sekuestruar nga regjimi turk. Edhe pse kur tentoi të hynte në politikë, në vitin 2011, ishte pikërisht pjesë e partisë së Erdoganit.

Fama që kishte e ndihmoi me lehtësi atë të siguronte një vend në Parlament, por lufta që presidenti aktual i Turqisë ndërmori ndaj Gulenit, ndjekës i të cilit ishte Sukur, e detyroi ish-sulmuesin e Galatasarayt dhe Kombëtares turke të jepte dorëheqjen.

“Nga ai moment, për çdo veprim që bëja më lindnin probleme administrative dhe siklete të të gjitha natyrave”, rrëfen ai. Erdogani nuk e lejonte kurrsesi kundërshtimin dhe opozitarizmin e tij.

Sukur e di shumë mirë se, “nëse do të isha sjellë ndryshe, do të kisha pasur një jetë më të mirë. Nëse do t’u tregoja gjithçka që ata dëshironin do të isha bërë ministër. Por ja që tani shes kafe! Të paktën kështu nuk kam humbur respektin që kam fituar me mund ndër vite”.

E në përpjekje për të rifituar lirinë, në vitin 2015 vizitoi disa miq të tij që ishin zhvendosur në Kaliforni, duke marrë me vete bashkëshorten dhe 3 fëmijët.

“Këtu më pëlqen jeta. Por mbi të gjitha dua që fëmijët e mi të jenë të lirë, të jenë njerëz të pavarur. Dua që ata të mund të vizitojnë vende të tjera, të mësojnë nga kulturat e ndryshme, të takohen me njerëz të të gjitha natyrave, e sigurisht të maturohen si individë të përgjegjshëm. Sapo pamë që gjërat në Turqi nisën të përkeqësoheshin nga dita në ditë, menduam se kishte ardhur momenti i duhur”.

Sukur, faktikisht nuk ishte pjesëmarrës në grushtshtetin e dështuar kundër Erdoganit në vitin 2016, që solli edhe shtypjen masive të tij ndaj aleatit më të madh të kthyer tashmë në armik të betuar. Por, pikërisht për shkak të lidhjeve të tij me Gulenin, ai dyshohet se ka marrë pjesë.

“Turqia do të mbetet vendi im. E dashuroj popullin tim, edhe pse ideja që kanë krijuar tashmë për mua është e shtrembëruar, për shkak të ndikimit mediatik. Gjithsesi situata nuk do të jetë gjithnjë e zymtë. Unë besoj se një ditë do të shihet sërish dritë në fund të tunelit, e ndoshta edhe ne do të kthehemi sërish atje për të përqafuar prindërit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...