×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përballje titanësh/ Sonte përplasja e 238-të e gjigantëve të Spanjës

Diel, 06 May 2018 15:18

Sfida “El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit është gjithnjë një përballje që dhuron emocione dhe spektakël. Kjo gjë nuk do të ndryshojë këtë mbrëmje në tempullin e skuadrës katalanase Camp Nou.

Sfida mes Barcelonës dhe Realit konsiderohet edhe si përplasja e titanëve të futbollit spanjoll e atij evropian dhe këtë mbrëmje e gjithë bota do të mbajë frymën para saj. “El Clasico” do të ndiqet prej më shumë se 500 milionë personave dhe do të transmetohet në 192 vende te botës. Sfida e sotme do të jetë e Andres Iniestës. Kapiteni i Barcelonës, pas 22 vitesh do të lërë skuadrën kampione të Spanjës dhe kjo do të jetë “El Clasico” i tij i fundit.

Barcelona do të kërkojë që me këtë ndeshje të mbajë gjallë shpresat për të mbyllur kampionatin pa asnjë disfatë për herë të parë në historinë e saj. Në krahun tjetër Reali i Madridit vjen në Camp Nou për të ruajtur pathyeshmërinë e tij në këtë impiant ndaj rivalëve historikë, diçka që zgjat prej 3 vitesh.

Kjo e kësaj mbrëmje do të jetë përballja e 238 mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Në 237 sfidat e mëparshme skuadra merenges ka një avantazh të lehtë me 95 fitore kundrejt 93 të katalanasve, ndërsa 49 ndeshje në barazim. Përsa u përket ndeshjeve në Camp Nou, bilanci anon nga katalanasit me 43 fitore kundrejt 20 të Los Blancos e 19 barazime.

Në total, Barcelona dhe Reali i Madridit kanë shënuar 786 gola në “El Clasico”, 399 madrilenët e 387 Barcelona. Sot Reali i Madridit do të kërkojë të arrijë në 400 gola për t’u bërë i pari ekip që e arrin këtë shifër kundër katalanasve në 119 vjet histori.

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 15:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...