×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

“El Clasico”, Zidane priti 5 minuta në tunel, për t’i dhënë Iniestës një përqafim lamtumire

Hënë, 07 May 2018 11:22

Kjo ishte “El Clasico” e fundit e Andres Iniesta, me fanellën e Barcelonës. Ai mori ovacione të ngrohta nga shokët e tij, nga tifozët e “Camp Nou” dhe nga… Zinedine Zidane. Trajneri francez i Real Madridit priti pesë minuta në tunel për ta takuar mesfushorin veteran katalanas, për t’i uruar më të mirën në vazhdim, pasi të largohet nga Barcelona, dhe për t’i dhënë atij një përqafim.

Kamerat e “Movistar +” e kapën momentin, kur Zidane u përshëndet përzemërsisht me Iniesta, me atë që e kishte quajtur “jo vetëm një futbollist” në konferencën për shtyp, para ndeshjes.

Zidane, madje, ka thënë disa ditë më parë se Iniesta e ka merituar të ketë fituar të paktën një “Top të Artë”.

33-vjeçari u zëvendësua nën ovacionet në këmbë të tifozëve në “Camp Nou”, teksa skuadra e tij e mbajti rekordin e pamposhtmërisë në këtë kampionat, pas një barazimi 2-2, kundër rivalëve të ashpër, Real Madridit, pavarësisht se u reduktuan në 10 lojtarë në pjesën e dytë.

Megjithëse Barcelona e kishte siguruar tashmë titullin, “El Clasico” e së dielës ishte ende një çështje me intensitet të lartë dhe shumë e vështirë, me refuzimin e Realit për t’iu bërë “korridorin” e nderit kampionëve të rinj të La Liga-s. Telesport

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 11:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...