Ikën Griezmann, vjen Di Maria; ja plani i Atletico Madridit

Tuesday, 08 May 2018 10:12

Angel Di María mund të jetë një nga përforcimet luksoze të Atlético Madrid për sezonin e ardhshëm, njofton “Cadena SER”. Lojtari argjentinas duket se është ofruar për ta përforcuar klubin e trajnerit Diego Simeone, ndaj menaxheri i tij ka udhëtuar në Madrid për t’u takuar me drejtuesit.
Futbollisti i Albiceleste ka qenë gjithmonë një pëlqim i Simeones, ndërkohë që ka veshur fanellat e skuadrave të tilla si Real Madridi, Manchester United dhe PSG. Me largimin e pothuajse të caktuar të Griezmann, Atletico Madrid është në kërkim të një figure, me të cilën i nxeh tifozët e vet.
Di Maria mund të jetë një bast i sigurt. Sipas “Cadena SER”, Andrea Berta, drejtori sportiv i Altetico, ka folur me përfaqësuesit e lojtarit, për të filluar negociatat. Në hijen e Mbappé, Cavani dhe Neymar, Di Maria, i cili e sheh veten jashtë kontratës në qershor 2019, do ta mirëpriste një ndryshim ajri, aq më tepër kur bëhet fjalë për një klub, që po lufton në sezonet e fundit me të mëdhenjtë e Spanjës dhe ka synuar e fituar tituj në Europë.
Në favor të transaksionit, gjithashtu, përmendet fakti se klubi parizien do të duhet të shesë disa nga yjet e veta këtë verë, që të përballet me “fair-play financiar”, çka është e detyrueshme për t’u përmbushur. Telesport

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 10:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...