Tifozët zikaltër “pushtojnë” San Siron, ndeshja e së shtunës përcakton fatin e Interit

Tuesday, 08 May 2018 16:25

Të shtunën Interi do të luajë 1 nga 2 ndeshjet e fundit në kampionat kundër Sassuolo-s e cila do të përcaktojë shumë për fatet e zikaltërve që pretendojnë të arrijnë zonën “Champions”.

Për këtë takim delikat ziklatërit do të kenë edhe mbështetjen absolute të tifozëve, të cilët deri më tani kur duhen edhe 4 ditë nga ndeshja kanë blerë afro 55 mijë bileta, raporton “Gazzeta dello Sport”.

Kjo e përditshme sportive shkruan se deri të shtunën stadiumi me shumë mundësi do të jetë ‘sold out’, me dy tribunat në unazën e tretë pas portave të cilat janë të dënuara. Përllogaritet që numri i tifozëve në këtë ndeshje në mbështetje të Interit të jetë mbi 70 mijë persona.

Kujtojmë që Interi është skuadra që ka prezencën e më shumë tifozëve kur luan në shtëpi në “Seria A”, me një shifër të përafërt prej 58 mijë tifozësh. Së fundmi raportohet se zikaltërit janë e vetmja skuadër që këtë sezon në stadiumin e tyre ka patur mbi 1 mln tifozë. /bw/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...