Rrezikohet miqësorja Shqipëri-Kosovë, të gjithë me sytë nga Zvicra

Tuesday, 08 May 2018 19:59

Duket se ndeshja e shumëpritur miqësore mes kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës do të anulohet. Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej në fushë asnjëanëse në fund të këtij muaji, në Zvicër, por federata e këtij vendi po sjell probleme.

Sipas kësaj federate, nuk janë arritur të sigurohen nivelet e pranueshme të sigurisë për organizimin e ndeshjes.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Federatës së Kosovës Fadil Vokrri i cili ka deklaruar: “Po afër anulimit është sepse Federata e Futbollit Zviceran nuk e ka dhënë lejen. Duhet tashmë vetëm njoftimi zyrtar për anulimin e miqësores që ishte programuar në fund të këtij muaji. Edhe opsionet për zhvendosjen e miqësores në një stadium tjetër, po bien nga dita në ditë”, u shpreh Vokrri.

Ndërkohë presidenti I FSHF-së Armando Duka ka deklaruar se tashmë po vlerësohen opsionet për zhvillimin e një miqësoreje me një tjetër kombëtare. Një prej ekipeve të mundshme është kombëtarja e Austrisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...