Ndryshime në radhët e Juventus, Higuain del në shitje, Dybala ende jo

Premte, 11 May 2018 13:38

Pasi po arkivon një sezon të suksesshëm me titullin kampion dhe Kupën e Italisë, Juventusi po përgatitet të bëjë ndryshime të rëndësishme këtë verë, që mund t’i japin më shumë forcë për të synuar “Champions League’.

Në pritje të hapjes zyrtare të merkatos ka vetëm ide dhe projekte, por ajo që po merr jetë në ditët e fundit është dilema për një sakrificë të madhe, shitja e njërit mes yjeve të këtij ekipi Dybala apo Higuain.

Nëse për Dybalën duken më të pakta mundësitë për ta larguar këtë verë, argjentinasi tjetër Gonzalo Higuain duket më i sakrifikueshëm.

Në vitin 2016, sulmuesi u ble për 90 milionë euro nga Napoli, e tani vlera e tij ka rënë në 50 milionë. Argjentinasi ndien peshën e moshës, por në zonë është fatal dhe mund të largohet nga Italia pas 5 sezonesh.

PSG është një nga pretendentët, por vetëm në rast se do të ketë largime në sulm, pasi skuadra franceze ndodhet nën lenten e UEFA-s për shkeljen e “Fair Play”-t financia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...