Befason disiplina e FSHF-së, paralajmërohen Luftëtari dhe Vllaznia

Premte, 11 May 2018 15:06

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka shpallur sot vendimet për javën e fundit që lamë pas në të gjitha kategoritë e futbollit në vend.

Bie në sy se nuk ka dënime për asnjë skuadër të Superligës, ndërsa janë paralajmëruar klubi i Luftëtarit dhe Vllaznisë.

Gjirokastritë dhe shkodranët sipas FSHF-së në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të tifozërive respektive do të dënohen sipas Kodit të Disipliës Sportive.

Vendimet e Disiplinës

1.KF “Luftëtari”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreve të tij , do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.

2.KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreve të tij , do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.

3.Lojtari i KF “Gramozi”, Petrika Ropi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Xhulio Bajrami për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.KF “Elbasani” U-19, paralajmërohet se në rast përsëritje tëhyrjes së personave të pa autorizuar në fushën e lojës, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.

6.KF “Beslidhja“ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Shkëndija B.T” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

7.KF “Spartaku“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Korabi” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

8.KF “Burreli“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Shkodra” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

9.Lojtari i KF “Tomorri” U-17 ,Remino Nazeraj për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.KF “Butrinti“ U-17, për mos paraqitje në ndeshje me Sh.S “Pepa” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...