Grezda konfirmon, synimi është kampionati gjerman

Premte, 11 May 2018 18:33

Eros Grezda, futbollisti i Osijek dhe kombëtares shqiptare, në sfidën që kuqezinjtë luajtën në mars kundër Norvegjisë pësoi një dëmtim që e la jashtë fushave të blerta për mjaft kohë.

Së fundmi ai është rikthyer të japë kontributin e tij dhe ndeshje pas ndeshje po merr vendin që i takon në skuadrën kroate. Në një intervistë të fundit për ‘super sport’ talenti gjakovar është shprehur se dëmtimi e ka bërë që të humbasë pak fuqi, por tashmë ndihet më mirë.

Në lidhje me merkaton, ai shprehet se ka shumë zëra por asgjë konkrete, ndërsa për Kombëtaren, Grezda thotë se po punon fort që të arrijë formën maksimale.

“Dëmtimi? Kisha probleme fizike para sfidës me Norvegjisë por nuk i ndjeva gjatë ndeshjes. Pas përfundimit të takimit kisha probleme të mëdha dhe ndodhi ajo që kisha frikë, mungova për një kohë të gjatë.

Kisha probleme me ligamentet në kavilje dhe rikuperimi shkoi 40 ditë. Isha në formë të mirë por kam humbur pak fuqitë. Do vazhdoj të luaj nga pak minuta deri sa të arrij formën që kisha para dëmtimit.

Kombëtarja për mua është e rëndësishme dhe është fat që ta vesh atë fanellë. Këto ditë do të punoj më shumë që të kthehem në formë dhe të jem gati për miqësoret kundër Kosovës dhe Ukrainës.

Ndihem mirë te Osijeku dhe kam vetëm pak probleme në aspektin fizik kur bëhet fjalë që të kthehem në mbrojtje dhe trajneri e di këtë gjë, madje më ka thënë që të luaj më shumë në sulm. Kam bërë një ndeshje të mirë dhe në fundjavë kemi një ndeshje ndaj Hajdukut. Synonim vendin e dytë ose të tretë por mirë jemi edhe në vendin e katërt pasi na intereson Europa.

Merkatoja? Mediat kroate më kanë lidhur me shumë klube dhe shtete por ka ende kohë, pasi nuk ka pasur gjë konkrete. Më intereson kampionati gjerman por javët në vazhdim do të qartësohet e ardhmja ime”, u shpreh Grezda.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...