×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Tenis, Alexander Zverev triumfon në Madrid

Hënë, 14 May 2018 10:43

Alexander Zverev është fituesi i turneut Masters të Madridit. Talenti gjerman mposhti në finale një prej lojtarëve më të mirë në qarkullim në sipërfaqet me dhè, pikërisht Dominic Thiem me rezultatin 2-0 me sete 6-4; 6-4.

Me këtë fitore ai e çon në 3 numrin e trofeve të fituar në turnetë Masters për të përfshirë veten mes tenistëve në aktivitet që kanë triumfuar në të paktën 3 kompeticione të tille duke iu bashkuar me ‘4 Fantastikët’, Nadal, Djokovic, Federer dhe Murray.

Ndërsa për Thiem ky është viti i dytë radhazi që humbet finalen e Madridit, vitin e kaluar humbi ndaj Nadal të cilin e eliminoi në çerekfinale këtë vit.

Për Zverev, ai i Madridit është jo vetëm titulli i tretë në Turnetë Masters, por është edhe i 8-ti në total në karrierën e tij të re dhe i dyti për vitin 2018 pas suksesit të arritur në Stuttgart, edhe ky eveniment në sipërfaqet me dhè.

Ndërsa për Thiem, kjo është finalja e 6 e humbur në 15 të luajtura dhe e para e humbur në 2018 pas triumfit në Buenos Aires.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...