Nuk u zgjodh për Botërorin, sulmuesi i Bayern qan në stërvitje (foto)

Tuesday, 15 May 2018 20:43

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka shpallur sot listën paraprake me 35 futbollistët e grumbulluar për Botërorin e Rusisë që do të nis më 14 qershor.

Në këtë listë kishte disa mungesa që nuk kaluan pa u vënë re si ajo e Mario Gotze-s, futbollistit që shënoi golin vendimtar në finalen kundër Argjentinës në 2014-ën, si edhe ajo e Sandro Wegner.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se 30-vjeçari nuk e ka pritur aspak mirë zgjedhjen e Low.

Ai është fotografuar në qendrën stërvitore të klubit ku ishte duke u stërvitur me lot në sy.

Shokët e ekipit janë përpjekur të ngushëllojnë sulmuesin i cili me shumë mundësi e ka pasur shansin e fundit për të përfaqësuar kombëtaren në Botëror.

“Nuk mund ta kuptoj. Po të ishte për mua, ai do të ishte në Rusi,” është shprehur trajneri i tij Jupp Heynckes.

Ndërsa trajneri i përfaqësueses është shprehur: “Nuk ishte një vendim kundër Sandros, ai e ka vërtetuar klasin e tij gjithmonë te kombëtarja. E di shumë mirë se sa e rëndë është një lajm i tillë për lojtarët. Por këto vendime merren gjithmonë për të mirën e ekipit.”

w2

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...