Botërori i ri për klube, nga viti 2021. Skuadrat më të mira në botë dhe 3 miliardë të ardhura

E Enjte, 17 May 2018 08:26

Kompeticioni i ri i Botërorit për Klube do të nisë në vitin 2021 dhe do të zhvillohet një herë në katër vjet. 24 skuadra të ndara në 8 grupe, plus faza me eliminim direkt nga faza çerekfinale në finale.

Në eventin e parë do të ftohen klubet më të mira në botë: Real Madrid, Barcelona, Liverpool, Bayern München, Ajax, Manchester United, por edhe Juventus, Inter dhe Milan për Europën…
Cilat klube do të marrin pjesë
Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 24 skuadra, dhe gjysma, 12, do të jenë europiane; 2 do të jenë nga Afrika; 2 nga Azia; 2 nga Amerika e Veriut; 4 nga Amerika e Jugut por mund të bëhen edhe 5 (duke qenë se një skuadër amerikanojugore do të përballet në play-off me kampionen e Oqeanisë), po ashtu, sigurisht, edhe një klub nga vendi pritës. Ky kompeticion do të zhvillohet një herë në katër vjet dhe qëllimi përfundimtar është të marrin pjesë 24 skuadrat më të mira (shembull: fituesit e katër edicioneve të fundit të Champions League, finalistet, dhe më të mirat në renditjen e UEFA), por në edicionin e parë të 2021, përzgjedhja parashikon ftesa.
Cilat klube do të ftohen në vitin 2021
Për fillimin e kompeticionit, FIFA do të përzgjedhë dhe do t’u dërgojë ftesa klubeve – duke zgjedhur për shembull – mes klubeve europiane – tetë klubet që kanë fituar të paktën 3 herë Champions League, si Real Madrid, Milan, Bayern München, Barcelona, Liverpool, Ajax, Inter dhe Manchester United, të cilëve do t’u shtohet edhe Juventus, duke parë ecurinë e mirë në arenën ndërkombëtare dhe dominimin e padiskutueshëm në Itali. Një vend do t’i shkojë sigurisht edhe Francës (me shumë mundësi Paris SG) si dhe dy vendet e fundit do të zgjidhen mes klubeve si Manchester City, Chelsea, Atletico Madrid, Porto, Benfica apo Borussia Dortmund.
Si do të zhvillohet kompeticioni
24 skuadrat do të ndahen në tetë grupe, me nga tre ekipe, ku vetëm vendi i parë do të kalojë në fazën çerekfinale me eliminim direkt, ku në rast barazimi pas 90 minutave, do ta procedohet direkt me penallti. Kompeticioni do të zgjasë 18 ditë: 2 ndeshje minimumi për çdo ekip, 5 maksimumi (gjatë periudhës 10 – 28 qershor). Ky kompeticion do t’u sjellë të ardhura klubeve edhe vetëm nga pjesëmarrja.
Sa para vlen formati i ri i Botërorit të Klubeve?
Revolucioni i vërtetë i Kompeticionit mund të jetë pikërisht tek të ardhurat. Investitorët e ndryshëm janë gati të derdhin 12 miliardë dollarë për katër edicionet e para (2021, 2025, 2029, 2033), pra çdo edicion do të vlente 3 miliardë dollarë. FIFA nuk kërkon fitime dhe do të përfitojë në portofol vetëm 100 milionë për të mbuluar shpenzimet.
Sa do të përfitojnë klubet pjesëmarrëse
Duke hequr të ardhurat e FIFA, pjesa e mbetur prej 2,9 miliardë dollarësh do t’u shpërndahen – mes 70 dhe 75% – skuadrave që do të marrin pjesë në turne, për një total prej thuajse 2 miliardë dollarësh. Kjo do të thotë që thjesht pjesëmarrja vlen 60 milionë në periudhën katërvjeçare, kurse fituesi do të fitojë mes 130 – 150 milionë dollarë. Pjesa 25 – 30% e qarkullimit të parave të turneut do t’u dhurohet në solidaritet federatave, ligave dhe klubeve jo pjesëmarrëse.

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 08:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...