Kamza-Laçi vulosin edhe fatin e Vllaznisë

Saturday, 19 May 2018 17:58

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e parafundit të saj, pa zgjidhur asnjë prej verdikteve të pritshme në këtë fund sezoni.

Ndeshja më drithëruese ishte ajo në Kamëz, mes vendasve dhe Laçit, dy ekipe me objektiva të kundërta, por që vendosnin veç fateve të tyre, edhe atë të Vllaznisë së Shkodrës.

Laçi kaloi në avantazh në minutën e dytë, me golin e Reginaldos, por në minutat e fundit situata u bë drithëruese, kur Kamza barazoi përkohësisht rezultatin 5 minuta nga fundi. Por, kurbinasit arritën të shënonin sërish dhe të fitonin këtë duel, duke bërë që Kamza të rrezikojë seriozisht rënien nga Kategoria Superiore, ndërsa Vllaznia të shpresojë ende për mbijetesën në 90 minutat e fundit të edicionit të sivjetshëm.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznisë përmbysi brenda pjesës së parë avantazhin paraprak të Kukësit, me Cinarin dhe Kalanë që iu kundërpërgjigjën golit të Balde.

Një fitore kjo, që në bashkërendim me humbjen e Kamzës ndaj Laçit, u jep shpresa shkodranëve për të bërë të pamundurën për mbijetesën në 90 minutat e fundit ndaj Skënderbeut, ndërsa kamzalinjtë do të ndeshen me Partizanin.

Partizani, nga ana e tij ka fituar 2-1 në Vlorë përballë Flamurtarit, duke mbetur ende në zonën e kupave europiane, së bashku me Luftëtarin, që mposhti 3-1 Skënderbeun kampion, por me arnime në fushën e lojës, për t’i dhënë më shumë hapësirë lojtarëve të paaktivizuar shumë këtë sezon.

Teuta e Durrësit fitoi me goleadë ndaj Lushnjes, 6-2, duke siguruar matematikisht qëndrimin në Superiore, ndërsa lagunarët e kanë prerë prej kohësh biletën për në Kategorinë e Parë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...