Superiorja/ Ja cilat janë skuadrat shqiptare që do luajnë në Europë

Diel, 20 May 2018 15:16

Ditën e djeshme është luajtur java e parafundit e kategorisë Superiore.

Dyshet e takimeve ishin Flamurtari-Partizani, Kamza-Laçi, Luftëtari-Skëndërbeu, Teuta-Lushnja dhe Vllaznia-Kukësi.

Këto ndeshje ishin të një rëndësie të madhe sepse edhe njëherë u rivërtetua se cilat skuadra do jenë pjesë e “Champions League”, “Europa League” dhe cilat rrëzohen nga kategoria.

Takimi Flamurtari-Partizani u mbyll me rezultatin 1-2 duke I dhënë pikë plus kryeqytetasve por megjithatë ata nuk ndodhet në renditje tek tre të parët për të siguruar një vend në kampionatet evropiane.

Kamza-Laçi ishte një përmbysje e takimit të parë të tyre, pasi në këtë përballje Laçi ishte fitues me rezultatin 2-1.

Ndërsa ekipi I Luftëtarit siguroi pjesmarrjen e tij në “Europa League” në takimin me Skëndërbeun. Ndonëse, Gjirokastritët arritën të siguronin fitoren 3-1 ndaj korçarëve, ky rezultat nuk ka ndikuar aspak në renditjen e Skëndërbeut të cilët vazhdojnë të jenë në vend të parë dhe të klasifikuar për të qenë pjesë e sezonit të ardhshëm të “Champions League”.

Ndeshja Teuta-Lushnja I rivendosi edhe njëherë vulën e rrëzimit nga kategorian lushnjarëve të cilët u mundën thellë me rezultatin 6-2.

Takimi I fundi ai midis Vllaznisë dhe Kukkësit u mbyll me fitoren e shkodrënëve me pikët 2-1, por ky rezultat nuk pati asnjë lloj ndikimi për ekipet pasi Kukësi e ka sigurura pjesëmarrjen e tij në “Europa League” ndërsa Vllaznia ka të sigurt rënien ngfa Superiorja.

Më datë 23 do të luhen ndeshjet finale të kësaj kategorie ku do të vendosen përfundimisht fituesi I kategorisë, skuadrat pjesëmarrëse në Europa dhe Chapions League si dhe dy skuadrat që sezonin e ardhshëm nuk do të jenë më pjesë e Superiores.

Rezultatet janë të imagjinueshme dhe vetëm ndonjë e papritur do të ndryshonte gjendjen e deritanishme.

Më poshtë keni renditjen e kategorisë dhe takimet e finales.

renditja

ndeshjet e radhes

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 15:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...