Formacioni i vitit në Serie A, ja kush dominojnë

Tuesday, 22 May 2018 17:38

Kampionati i futbollit italian përfundoi, tashmë është koha e bilanceve.

Përmes të dhënave të “OPTA”-së, të shohim se cilët kanë qenë lojtarët më të mirë të Serie A për sezonin 2017-2018.

Një 11-she që vjen si rezultat i “vlerësimeve objektive dhe automatike”, bazuar në koefiçentët e paracaktuar, duke përjashtuar lojtarët që kanë zhvilluar më pak se 20 ndeshje sezonale.

Skema perfekte në këtë rast do të ishte 4-3-1-2. Në portë, Alisson i Romës; përpara tij Cancelo e Skriniar të Interit, Koulibaly i Napolit dhe Alex Sandro i Juventusit; në mesfushë Pjaniç i Juves, Jorginho i Napolit dhe Iliçiç i Atalantës; fantazisti, nuk kishte si të mos i takonte Dybalasë së Juventusit; ndërsa sulmi formohet nga dy golashënuesit më të mirë, Icardi i Interit dhe Immobile i Lazios.

Nga të gjitha skuadrat në këtë 11-she, 3 lojtarë vijnë nga Juvja e po kaq nga Interi, dy nga nënkampionët e Napolit, e nga një për secilën mes Romës, Lazios dhe Atalantës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...