×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Botërori/ Rregullat e trajnerit të Nigerisë: Asnjë femër ruse në hotel, përjashtim bën...

Hënë, 28 May 2018 16:16

Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë nga fillimi i Botërorit dhe trajnerët po mundohet të përgatisin në detaje ekipet për t’u paraqitur sa më mirë në Rusi. Fondamentale për shumë prej tyre janë rregullat, të cilat janë të ndryshme nga ekipi në ekip.

Trajneri i Nigerisë, Gernot Rorh, së fundmi u ka bërë të qartë futbollistëve rregullat.

Urdhri i prerë është se në hotelin ku janë akomoduar nuk do të futet asnjë femër ruse, por lojtarët mund të takojnë të afërmit e tyre.

Përjashtim në këtë urdhër të trajnerit bën vetëm kapiteni i skuadrës Obi Mikel, i cili është i martuar me një ruse.

“Lojtarët mund të takohen me familjarët e tyre, por jo me vajza ruse. Përveç kapitenit Mikel që e ka partneren ruse, të tjerët e kanë të ndaluar. Kështu do të përqendrohemi”,- tha Gernot Rorh.

“Kjo do të na ndihmojë të shkojmë përtej fazës së 1/16-tave. Të rinjtë duhet të përqendrohen dhe të ndërthuren me më të vjetrit”, tha kapiteni i skuadrës, i cili nuk preket nga ky vendim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...