Pas kupës së Championsit, Reali mendon për përforcimet

Tuesday, 29 May 2018 18:21

Pasi i shtoi arkivës së tij edhe një tjetër kupë championsi,  të cilën e fitoi për të 13-n herë në histori, Reali i Madridit ka nisur të mendojë për përforcimet për sezonin e ardhshëm.

Siç raporton edhe e përditshmja spanjolle “Marca”, Florentino Perez ka ndërmend të blejë një portier, një qendërmbrojtës, një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues.

Tashmë, lista e blerjeve është përpiluar, megjithatë nuk përjashtohet ndonjë lëvizje surprizë e kampionëve të Europës, gjë që ata e treguan edhe në vitin 2014, kur blenë James Rodriguez pas Botërorit të Brazilit.

Ndërsa për sa u përket roleve të përcaktuara, në listën e dëshirave të Realit të Madridit është Alisson Becker, që ka fituar shumë pikë kundrejt De Gea e Courtois, por në rastin e brazilianit klubi duhet të marrë edhe miratimin nga ana e trajnerit Zidane.

Ndërsa krahut të djathtë të mbrojtjes, ai që ka tërhequr vëmendjen e klubit “merengues” është Odriozola i Real Sociedadit, për të cilin është gati të paguajë 40 milionë euro, sa ç’është edhe klauzola e kontratës së futbollistit.

Për rolin e qendërmbrojtësit, Reali i Madridit ka hedhur sytë nga rivalët e Atleticos, pikërisht te uruguajani Gimenez, i cili ka një klauzolë në kontratën e tij prej 65 milionë eurosh. Nëse Reali vendos të mos paguajë klauzolën për Gimenez, sigurisht që do të kërkojë alternativa të tjera, e në këtë pikë emrat që po përmenden janë Skriniar e Romagnoli, që së bashku kushtojnë 60 milionë euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...