×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Matematicienët bëjnë llogaritë: Këto dy skuadra mund të jenë finalistet e Botërorit...

E Enjte, 31 May 2018 11:12

Kërkuesit e Universitetit të Insbrukut në Austri kanë llogaritur koeficientët e 26 kompanive të basteve të ndeshjeve të Botërorit dhe i kanë vendosur ato përballë statistikave të tyre, duke simuluar ndeshjet e mundshme dhe rezultatet. Ata përdorën koeficientet e tyre si një bazë, por duke u hequr marzhin e llogaritur të fitimit.

Pastaj llogaritën probabilitetet e përballjes së një skuadre me një tjetër dhe i vendosën në një model kalkulimi që simulonte çdo variant ndeshjeje në një kompjuter. Dhe Brazili dhe Gjermania kanë dalë të parat.

“Finalja më e mundshme, me një probabilitet 5.5% është Gjermani-Brazil dhe këta të fundit kanë shansin për t’u hakmarrë për gjysmëfinalen e humbur në 2014”, tha një nga bashkautorët e studimit, profesori Akim Cailais.

Edhe pse kjo është finalja e mundshme, modelet e matematicienëve e patën të pamundur për të thënë se cila prej tyre do ta ngrinte trofeun. Por probabiliteti i “Seleçaos” për të triumfuar kundër “pancerave” është 50.6%, duke i lënë Gjermanisë 49.4%.

Simulimi i probabiliteteve të ndeshjes finale nga statisticienët është përsëritur me miliona herë. Pas Brazilit dhe Gjermanisë, dy ekipet e tjera favorite janë Spanja (12.5%) dhe Franca (12.1%). Gjysmëfinalja më e mundshme do të jetë BrazilFrancë (9.4%) dhe GjermaniSpanjë 9.2%.

Rusia ka 28.9% shanse që të shkojë në çerekfinale, por shanset për të triumfuar në vendin e tyre i kanë vetëm 2.1%. “Kompanitë e basteve duan të fitojnë sa më shumë para dhe koeficientët i vendosin në mënyrë sa më realiste që të jetë e mundur, duke marrë në konsideratë jo vetëm statistikat historike, por edhe shortin, madje edhe lojtarët e dëmtuar”, shtoi profesor Cailais. Kjo skuadër matematicienësh ka parashikuar saktë se Spanja do të triumfojë në Botërorin e 2010-ës, ndërsa në “Brazil 2014” parashikoi saktë tre nga katër ekipet gjysmëfinaliste./PanoramaSport/

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 11:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...