×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shqiptarët nuk i ndahen tregtisë

Hënë, 04 June 2018 17:25

24924 ndërmarrje të reja janë regjistruar në Shqipëri përgjatë të gjithë vitit të kaluar, të cilat e kanë çuar në 162 mijë numrin total të ndërmarrjeve në vendin tonë. Po ku kanë investuar më së shumti shqiptarët? Tendenca është e njëjtë me atë të viteve të kaluara dhe duket se nuk ka asnjë ndryshim thelbësor.

Në vend të parë, me 25% të totalit janë pikërisht ndërmarrjet që operojnë në fushën e tregtisë, ose 6237 në total. Pra, një në 4 shqiptarë që ka vendosur të hapë një aktivitet gjatë vitit të kaluar, ka zgjedhur të bëjë tregti. Këto ndërmarrje në pjesën dërrmuese i referohen dyqaneve tradicionale, ose ushqimore ose të veshmbathjeve apo aksesorëve të tjerë. Në vend të dytë ndërkohë, me 23.1% të totalit ndjek bujqësia, ose 5768 ndërmarrje. Vendin e tretë e zë kategoria e akomodimit dhe shërbimit ushqimor dhe pijeve, me 4268 ndërmarrje.

Duke pasur parasysh faktin se akomodimi zë një pjesë të vogël, me vetëm 1421 ndërmarrje në të gjithë territorin e republikës. Kjo kategori, në pjesën dërrmuese i referohet bareve dhe restoranteve. Në këtë kategori ka shkuar 17.1% e ndërmarrjeve të reja të regjistruara gjatë vitit të kaluar në ekonominë shqiptare. Me 4.5% ndërkohë ndjek industria.

Të dhënat konfirmojnë kështu se shqiptarët vijojnë të investojnë  në ndërmarrje të vogla, me kosto të ulta investimi, dhe që në pjesën dërrmuese të rasteve shihen si një alternativë ndaj punësimit. Këtë e vërteton fakti se, 65% e ndërmarrjeve të reja gjatë vitit të kaluar kanë qenë dyqane, bare apo ndërmarrje bujqësore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...