Prrenjas/ Aksidentohet rëndë 4 vjeçari, e përplas makina

Tuesday, 05 June 2018 08:40

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prrenjas, ku është plagosur një fëmijë 4 vjeç, pasi u përplas nga një mjet.

Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën e fshatit Kotodesh, Prrenjas, ku shtetasi me iniciale F.K., 26 vjeç, banues në Katjel, duke drejtuar automjetin tip “Ford” me targa AA 470JJ, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A. S., 4 vjeç.

Fëmija është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se fëmija i ka ndërprerë rrugën, duke kaluar nga njëri krah në tjetrin dhe për pasojë është përplasur nga automjeti.

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 08:45

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...