VIDEO/ ‘Skifterët’ në aksion, me maska e leva

E Enjte, 07 June 2018 20:33

Pesë persona të maskuar tentojnë të grabisin një dyqan në Laç. Ngjarja ka ndodhur më 1 Qershor në rreth orës 03:00 të mëngjesit në lagjen nr.3 të qytetit pranë rrugës së tregut. Tvklan.al ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë kur autorët me maska në fytyrë ndaluan pranë dyqanit që synonin të grabisnin. Ka qenë ora ekzaktësisht 02:53 minuta kur pesë grabitësit zbritën nga një automjet ngjyrë gri tip “Mercedes-Benz E-Class”. Me leva nëpër duar, ata tentuan të shqyenin derën kryesore të dyqanit që ndodhet në qendër të qytetit, vetëm 100 metra larg stacionit të policisë. Përpjekjet e tyre dështuan dhe u larguan rreth 10 minuta më vonë pasi nuk mundën dot të hynin në dyqan.

Pronari i biznesit ka thënë për tvklan.al se ngjarjen e ka denoncuar në polici dhe deri tani uniformat blu nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje. Ai shprehet se policia nuk ka identifikuar asnjë prej autorëve që tentuan t’i grabisnin dyqanin, pavarësisht se targat e automjetit të tyre mund të verifikohen me lehtësi.

Të njëjtën natë, pra në orët e para të mëngjesit të 1 Qershorit, në Mamurras është grabitur një dyqan me bizhuteri, që dyshohet të jetë nga kryer nga të njëjtët persona. Edhe pse biznesi në fjalë është 100 metra larg stacionit policor, ai ka shprehur shqetësim për faktin se asnjë patrullë policie nuk qarkullon në atë zonë./tvklan

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...