Do udhëtoni nesër drejt Italisë, kujdes sindikatat ajrore janë në grevë

E Enjte, 07 June 2018 20:36

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar i bën thirrje të gjithë pasagjerëve shqiptarë që do udhëtojnë më datën 8 qershor drejt Italisë të kontrollojnë biletat dhe kompanitë ajrore më të cilat do të fluturojnë pasi disa sindikata dhe ekuipazhe të kompanive ajrore italiane kanë planifikuar të bëjnë grevë.

“Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme dt 8 Qershor nga, dhe drejt Italisë, që të tregojnë vëmendje dhe të kontrollojnë njoftimet e kompanive ajrore në të cilat kanë prenotuar biletën, pasi është parashikuar një grevë e disa sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, dhe ekuipazhet e disa kompanive italiane.

Greva është parashikuar nga ora 13.00 deri në 17.00 dhe si pasojë shumë kompani do të kenë vonesa dhe anulime të disa fluturimeve, që prekin edhe vendin tonë.

Për më shumë informacion, ju ftojmë të kontaktoni sa më parë me kompanitë ajrore ose agjencinë ku keni rezervuar biletën, për të konfirmuar statusin e udhëtimin tuaj dhe nëse do të jetë e nevojshme ri-planifikimin e udhëtimit”, shkruhet në njoftim.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 20:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...