Flet miku i të riut që vrau familjen në Dibër: Çfarë i ndodhi në Londër

Premte, 08 June 2018 08:17

 Shoku i Qemal Selës, të riut që kreu vrasjen e prindërve në Peshkopi, tregon në një lidhje telefonike për News24, kushtet në të cilat jetojnë azilantët në Londër.

Ermir Rryçi nga Kruja, aktualisht azilkërkues në Angli tha se e njihte Qemalin që kur ishte transferuar në kampin e Hammer Sword në Londër tre muaj më parë. Sipas tij kur e kishte takuar Qemalin ne fillim ishte një person normal, por pas izolimit që i bënë ai ndryshoi.

“E takova tre ditë më parë- tregon Ermiri- dhe më tha se donte të shkonte në Shqipëri të takonte prindërit dhe më pas do të rikthehej, nuk e pashë shumë normal, dukej i shqetësuar, dicka i kishte ndodhur, ndoshta nuk e ka përballuar dot mendërisht izolimin. Në kamp na trajtojnë jo si azilantë por si të burgosur, birucat janë të vogla dhe pa kushte, është vetëm një krevat. Nuk na jep askush të drejtë për asnjë kërkesë tonën. Qemalin e futën në izolim pasi kishte pasur përplasje me një nga oficerët e kampit. Na izolojnë edhe pa shkak”.

“Unë thotë kam kërkuar vetë të hyjë në kamp, nuk kam shkelur asnjë rregull, përvec mungesës së dokumentacionit. Edhe mua më kanë izoluar disa herë për motive të kota por fatmirësisht kam arritur ta përballoj mendërisht. I bëj apel ministrit të Jashtëm thotë Ermiri të interesohet për ne, të vijnë këtu ne kamp dhe të shohë vetë kushtet, edhe mediave (shqiptare e angleze) të na filmojnë, nuk kërkojmë asgjë më shumë përvec të drejtave tona”, tregon Ermir Rryçi nga kampi i azilantëve në Londër./News24

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...