Drejtoresha e "Sami Frashërit" i jep goditjen e parë komunitetit, LGBT "i qahet" Ramës

E Enjte, 29 Mars 2018 13:41

 

Drejtoresha e gjimnazit Sami Frashëri i jep goditjen e parë komunitetit LGBT.

Në një intervistë të dhënë për gazetën Shekulli, Teuta Dobi është shprehur se nuk do lejojë LGBT në shkollën të cilën drejton.

 

Menjëherë pas kësaj interviste ka ardhur dhe reagimi i aktivistëve të këtij komuniteti.

Në një letër drejtuar Kryeministrit Rama, Xheni Karaj, Drejtore e Aleancës LGBT dhe Kristi Pinderi, anëtari i Bordit të Drejtorëve të Pro LGBT janë shprehur se zonja Dobi ka shkelur të gjitha kodet e etikës.

 

LETRA
I nderuar Kryeministër, Z. Edi Rama. Tirane, 29 mars, 2018

Ditën e sotme kemi lexuar të skandalizuar një intervistë që drejtoresha e gjimnazit “Sami Frasheri” në Tiranë ka bërë për gazetën Shekulli.

Në këtë intervistë të datës 29 mars, Teuta Dobi drejtoreshë e një prej gjimnazeve më të rëndësishëm të Shqipërisë shprehet, ndër të tjera ndaj personave LGBT, që do apo nuk do mësuesja janë edhe nxënës të shkollës që drejton: “Nuk e di për këto takime, por unë nuk jam dakord personalisht. Nuk kam arsye t’i pres, pasi nuk kanë çfarë t’u tregojnë njerëzve. Unë mirëpres një muzikant apo kompozitor që t’ju them fëmijëve që të bëheni kështu. Ata nuk i mirëpres fare”.

Zoti Rama, Ashtu siç jemi të sigurt se ju e dini shumë mirë, ky është një rast flagrant që nuk duhet lënë pa përgjigje. Zonja në fjalë jo vetëm që ka shkelur gjithë kodet e etikës të profesionit të nderuar që përfaqëson por mohimi për të trajtuar këdo në mënyrë të barabartë është një veprim i dënueshëm nga ligjet shqiptare. Një gjuhë e tillë jo vetëm që fyen qindra dhe mijëra nxënës të komunitetit LGBT dhe prindërit e tyre, por është treguesi flagrant se bullizmi në Shqipëri, për fat të keq, frymëzohet jo vetëm nga mungesa e programeve edukuese në shkolla, por nga shumë mësues të paditur të cilët përbëjnë një rrezik publik për fëmijët dhe të rinjtë.

Ju njoftojmë se ne do të njoftojmë çdo organizëm ndërkombëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë rast dhe për dhjetëra raste të tjera flagrante kur mësuesit keqtrajtojnë personat e perceptuar si pjesëtarë të komunitetit LGBT, raste që i kemi parë me sytë tanë, e që jo pak herë ua kemi bërë edhe juve të ditur.

Ne tashmë kërkojmë hapa konkretë që të bindemi se e keni seriozisht çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut.

Me respekt dhe në pritje të reagimit tuaj,

Xheni Karaj Drejtore e Aleancës LGBT Kristi Pinderi Anëtari Bordit të Drejtorëvetë Pro LGB

Modifikuar më E Enjte, 29 Mars 2018 14:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...