TRONDITET FIERI/ Dy ngjarje të rënda brenda orës, një i vdekur dhe një e plagosur

E Enjte, 29 Mars 2018 17:50

Dy ngjarje të rënda janë shënuar ditën e sotme në qytetin e Fierit.

Një 20-vjeçar ka humbur jetën dhe një 17-vjeçare është plagosur me armen e gjahut të babait të saj.

I riu me iniciale SH.V është gjetur në banesë nga familjarët e tij dhe dyshohet të jetë vetëvarur.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve. 

 

Njoftimi i plotë i policisë:

1.Në datën 29.03.2018, rreth orës 16:30, në lagjen "8 Shkurti" Fier, është vetplagosur me armë gjahu shtetasja L.B, 17 vjeçe. Amra e gjahut është me leje në emër të babait të shtetases së plagosur. Shtetasja L.B ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

2.Më datë 29.03.2018, ora 17:27, në fshatin Bishan, Fier është gjetur nga familjarët në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi Sh.V, 20 vjeç. Gjatë rrugës për në spital shtetasi Sh.V ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi Sh.V është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Modifikuar më E Enjte, 29 Mars 2018 18:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...