Denoncim, Radarët e shpejtësisë së policisë rrugore jashtë parametrave

Premte, 13 Prill 2018 17:42

Radarët e shpejtësisë të policisë rrugore janë jashtë parametrave të përcaktuar nga ligji. Këtë gjë e kanë bërë publike avokatët Altin Goxhaj dhe Erald Aga që kanë nisur një betejë ligjore me policinë rrugore. Me anë të një komenti në rrjetet sociale, Goxhaj bën të ditur se punonjësit e policisë rrugore ndërhyjnë në të dhënat e radarëve duke shënuar, shtuar e modifikuar të dhëna të ndryshme nga ato që radari kap duke konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 186/a Kodit Penal “Falsifikim Kompjuterik”.

“Sot Studio Ligjore Aga & Goxhaj Laë Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) nis betejën ligjore me policinë e rrugore në lidhje me RADARËT E SHPEJTËSISË ku do të vërtetojmë që janë jashtë parametrave të përcaktuar nga ligji si edhe që punonjësit e policisë rrugore ndërhyjnë në të dhënat e radarëve duke shënuar, shtuar e modifikuar të dhëna të ndryshme nga ato që radari kap duke konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 186/a Kodit Penal “Falsifikim Kompjuterik”.

— Do të hedhim në erë të gjithë sistemin e radarëve të shpejtësisë dhe gjobëvënies në formë banditeske të policisë rrugore ndaj çdo qytetari i cili ska as kohë e as nerva për t’iu kundërvënë shtetit dhe qeverisë, por ne si studio ligjore i kemi me qejf të madh këto gjyqe. ????

— Komisioni i Policisë Vlorë (OASH Vlorë), punonjës policie rrugore që shkelni ligjin dhe manipuloni të dhënat bëhuni gati të përgjigjeni para ligjit.”

fasifikim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...