Debati për LGBT, flet avokatja e popullit: Do isha martuar me një femër por...

Premte, 13 Prill 2018 17:37

“Kam parë veten me fustan të bardhë, por të martuar me një femër”, ka thënë Avokatja e Popullit Erinda Ballanca teksa ka komentuar një fotomontazh që i kishin bërë në rrjetet sociale.

E teksa fliste për komunitetin LGBT dhe debatin e fundit që ka shpërthyer në Shqipëri, Ballanca tha se “do isha martuar me një femër, por nuk i përkas atij komuniteti”.

“Jo më larg se një javë më parë pashë të publikuar nëpër Facebook për herë të parë veten time si nuse. Me një fustan të bardhë, por e martuar me një femër (Qesh) me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla vetëm për faktin se thashë që të drejtat e komunitetit gay duhet të mbrohen në Shqipëri. Pavarësisht, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më martojnë me një femër, në fakt nuk ndjehem keq unë jam një njeri i pa martuar.

Mund të martohem, por jo me një femër se nuk i përkas atij komuniteti, por dua të them që njerëzit e çojnë kaq në të tejskajshëm diskutimin sa vërtetë thonë pse ta bëj unë këtë kur nuk kam pse t’i hyj këtij debati. Prandaj them që është e vështirë për njerëz të cilët, mua nuk më cënon fare ajo foto që është publikuar, por mendojini njerëzit e tjerë që mund të jenë njerëz vulnerabël, se sa shumë tërhiqen për tu përballur me një realitet, që sa të vështirë e kanë për të folur me njerz që kanë një mendim ndryshe.

Prandaj them duhet, sigurisht një qasje tjetër, ne duhet të flasim cdo sekondë jo vetëm për vete, por që ta heqim këtë kategori nga ndikimi, ose për të minimizuar ndikimin e tyre në publik. Puna e parë iu takon personave që janë shembull dhe liderë në komunitet, që nga deputetët, qeveria politikanët për të ulur nivelin e gjuhës së urrejtjes dhe për të mos e anatemuar kundërshtarin vetëm se mendon ndryshe nga ai”, shton ajo.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...