Rikthehet çështja “Tahiri”, Greqia dhe Italia sjellin info

Premte, 13 Prill 2018 16:53

Rreth gjashtë muaj pas mungesës në Kuvend, dhe Saimir Tahiri lajmëroi kthimin në seancat plenare për të shpëtuar mandatin e deputetit, zbulohen detaje të reja nga hetimi ndaj tij.

Prokuroria për Krime të Rënda, vazhdon ndjekje penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm pas dyshimeve për lidhje me grupin kriminal Habilaj, ka bërë lëvizjen e radhës, duke shpresuar për të siguruar prova të reja fajësie për të.

Përmes dy letërporosive të reja, autoriteteve e Italisë dhe Greqisë iu është kërkuar sërish ndihmë për çështjen “Tahiri”.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor nga Italia është kërkuar informacion lidhur me disa fakte të reja të dala së fundmi gjatë hetimit të çështjes “Habilaj” nga Prokuroria e Catanias.

Këto fakte mund të ndihmojnë për të hedhur dritë mbi rolin e Saimir Tahirit në grupin kriminal ku dyshohet të jetë përfshirë.

Ndërkohë nga Greqia, janë kërkuar të dhëna për disa udhëtime të tjera të ish-ministrit të Brendshëm, të bëra gjatë periudhës që shtrihet hetimi.

Vetëm kur të kenë mbërritur përgjigjet e këtyre letërporosive dhe dy të tjerave të dërguara në muajin shkurt, prokurorët e çështjes do të marrin vendim për deputetin e përjashtuar nga radhët e Partisë Socialiste.

Deri kur të kenë ardhur këto përgjigje, prokurorët do të jenë duke analizuar të dhëna të mbledhura nga institucionet brenda vendit.

Deputeti i PS-së, Saimir Tahiri është nën hetim prej 6 muajsh, pasi ka dyshime të forta se është i përfshirë në trafik droge, në kuadër të grupit kriminal “Habilaj”, si dhe afera korruptive.

Nuk është caktuar ende një datë për shqyrtimin e rekursit të Prokurorisë, e cila kërkon që të dyshuarit t’i ndalohet e drejta për të dalë jashtë vendit.

Ndërkaq, Krimeve të Rënda për pak ditë iu lind nevoja që të shtyjnë sërish me tre muaj afatin e hetimeve të çelura ndaj ish-ministrit të Brendshëm në tetor të vitit 2017.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...