Këlliçi dhe Kërpaçi, ja cfarë ndodhi në Surrel

Premte, 13 Prill 2018 16:29

Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së protestuan ditën e sotme në Surrel, pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama, duke vendosur traun në shenjë proteste për tarifën e “Rrugës së Kombit”.  

Menjëherë pas lajmit të arrestimit kanë reaguar Floida Kërpaçi e LSI-së dhe kryetari i FRPD-së belind Këlliçi.

Nëpërmjet një video live përballë Kryeministrisë, ata kanë pohuar se të rinjve u mori kartat e identitetit policia për t’i proceduar penalisht. Që të ndalonin këtë veprim të policisë, Kërpaçi dhe Këlliçi janë ofruar pranë policisë si organizatorë të protestës.

“Ajo që ndodhi ishte një skenë e shëmtuar. Pasi vendosëm traun të rinjve u morën kartat e identitetit nga policia  për t’u proceduar. Unë si deputete nuk mund të lejoja që deputetët të procedohen, duke i’u thënë që të më merrnin mua dhe Belindin të na procedonin si organizues”, tha deputetja Kërpaçi.

Ndërsa kreu i FRPD-së shtoi, “ky është një moment shumë i rëndë sepse kam para me sytë e mi si Floida u fut në makinën e polcisë. Mua më shoqëruan në komisariatin nr 4. Në atë moment shefi i policisë mori urdhër politik për të na lëshuar. Duam të sqarojmë të gjithë se jemi mirë, jemi para Kryeministrisë dhe i themi Ramës se protestat sapo kanë nisur. Ne do jemi pranë të rinjve; ai është e keqja e atij vendi. Fundi i Edi Ramës do të vijë nga rinia. Shihemi në protestën e radhës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...