Rama mburret për sigurinë në vend, brenda 24 orëve 4 viktima

Premte, 08 June 2018 17:55

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi një grafik ku u mburr se numri i vrasjeve në vendin tonë është ulur. 

“‘Siguria në vend? Shih e shkruaj’, thotë Populli”, tha Rama një ditë më parë. Në grafikun e publikuar nga kryeministri kuptohet se nurmi i vrasjeve është ulur. 

Por çfarë ndodhi vetëm brenda 24 orëve të fundit? Ku shkoi siguria në vend për të cilën mburret Rama?

Vrasja në “Don Bosko”

Mëngjesin e sotëm një krim i rëndë ndodhi lagjen “Don Bosko” në Tiranë.  Xhuljeta Çuni, vetëm 19 vjeçe u vra me armë zjarri nga  Xhafer Mata, 31 vjeç. Ky i fundit vetëm pak minuta pasi kreu krimin e rëndë vrau veten. 

Vajza kishte thirrur për ndihmë dhe kur Mata e ka vënë re se ajo ishte gjallë, është kthyer  pas për ta qëlluar edhe një herë tjetër. Ky fundit kreu krimin në rëndë në një trotuar në “Don Bosko”. 

Vrasja e dy prindërve në Peshkopi

Ditën e djeshme në lagjen e “Llixhave” Qemal Sela vrau me kallashnikov dy prindërit e tij.  Flamur Sela (55-vjeç) dhe gruaja e tij Zeqimete Sela u gjetën të pajetë në banesën e tyre. Qemal Sela ishte kthyer mbërmjen e së mërkurës nga Anglia, ku aty jetonte prej 7 vitesh. 

Pra vetëm brenda 24-orësh në vend janë vrarë 4 persona. Këto ngjarje kanë tronditur opinion publik pasi autorët  kanë qenë të armatosur dhe kanë lëvizur të lirë nëpër qytete./

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...