×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ekstradohen nga Italia dhe Greqia dy shqiptarë, ishin dënuar me 8 dhe 5 vite burg

E Enjte, 21 June 2018 16:30

Dy persona të dënuar me 8 dhe 5 vite burg në Shqipëri janë ekstraduar sot nga dy shtete fqinje, Italia dhe Greqia. Sipas të dhënave zyrtare nga Specialistët e Interpol Tirana, u krye ekstradimi i shtetasit shqiptar Mark Marku, 35 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras.

Marku ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë me shkresë 183/1 dt.13.12.2013, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal nr.22, dt.07.03.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka vendosur dënimin e tij me 8 vite burg, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”, të parashikuara nga nenet 290/2 e 291 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Gjithashtu po nga Interpol Tirana u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Artan Ago, 41 vjeç, lindur dhe banues në Devoll.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi me vendimin nr. 83 datë 16.02.2012, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...