Gjendet trageti i fundosur, kishte 200 persona në bord

Tuesday, 26 June 2018 10:56

Ekipet e shpëtimit kanë zbuluar vendin e tragetit të fundosur të pasagjerëve i cili javën e kaluar me mbi 200 persona u fundos në liqenin Toba në veri të ishullit indonezian Sumatra.

Fundosja ndodhi të hënën e kaluar, ndërsa ekipet e shpëtimit shpëtuan 18 persona, nxorën katër persona të vdekur, ndërsa edhe 192 të tjerë llogariten si të zhdukur.

Mbrojtja civile që kryeson aktivitetet e shpëtimit njoftoi se një objekt i cili është vërejtur në thellësi të liqenit prej 490 metrave me siguri është trageti i fundosur.

Bëhet fjalë për një liqen që u krijua në kraterin e thellë vullkanik, dhe shpëtuesve indonezianë do të duhet edhe ndihmë ndërkombëtare për të nxjerrë tragetin e zhytur në të cilin gjenden viktimat.

Me siguri shkaku i fundosjes së tragetit është numri i madh i personave në mjetin lundrues, ndërsa policia indoneziane ka arrestuar katër persona të dyshuar për shkelje të rregullave të transportit publik.

Pasi zhytësit nuk arritën të gjejnë tragetin e fundosur, sepse në ujërat e errëta dhe të ftohta të liqenit ata mund të zhyten vetëm 50 metra thellë, shpëtuesit vazhduan kërkimin me pajisjet e marinës indoneziane.

Pas lokalizimit të tragetit, ekipeve të shpëtimit u mbetet pjesa e vështirë e nxjerrjes së tij. Aktualisht, ata kanë vinça që mund të arrijnë vetëm 100 metra në thellësi./AA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...