Tirana, më e shtrenjta në rajon, Sofja me Bukureshtin janë më të lira

Tuesday, 26 June 2018 11:10

Tirana nuk është aspak qyteti më i lirë për të jetuar në Europë apo rajon. Anketa vjetore e Mercer, që është më prestigjiozja në nivel global në këtë drejtim, tregon se Shqipëria e përfaqësuar me Tiranën në renditjen e qyteteve sipas kostos së jetesës, renditet e 172-ta në botë, ndër 209 shtete.

Renditja e përgjithshme i referohet kostos së jetesës për të huajt, por që tregon realisht se sa i shtrenjët është një qytet i caktuar. Sofja, Beogradi, Sarajeva janë më të lira se kryeqyteti i Shqipërisë për të jetuar thotë Mercer.
Më tej në Europë, Kievi, e sidomos Sofia dhe Bukureshti rezultojnë të jenë qytete më të lira se kryeqendra e Shqipërisë, ku jeton edhe thuajse një e treta e popullsisë së përgjithshme. Në raportin e kaluar, vendi ynë renditej i 186-ti në botë, po ndër 209 shtete.
Ndryshimi në renditje me 14 pozicione flet për një shtrenjtim të konsiderueshëm të jetesës së banorëve të kryeqytetit në krahasim me popujt e tjerë.
Të dhëna të tjera të publikuara së fundmi, si nga Eurostat ashtu edhe nga Komisioni Europian, tregojnë se çmimet në Shqipëri janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ndërkohë që shqiptarët vazhdojnë të kenë PBB dhe konsumin më të ulët për frymë në Europë.
Në nivel global, Tashkenti, kryeqyteti i Uzbekistanit është më i liri për të jetuar, ndërkohë që Hong Kongu është qyteti më i shtrenjtë, i ndjekur nga Tokio.

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 11:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...