Dy rreshta për negociatat dhe një ‘poezi’ për lehësit me pagesë nga fondet e BE

E mërkurë, 27 June 2018 14:08

Nga Myslim Murrizi

Një lajm të keq Majlinda solli

Nje armik të brendeshem polli

Fajin e paska Lulzim Basha

Jo Sajmiri jo Fatmiri

Jo Habilajt apo Agron “PASHA”

Negociatat nuk u çelen

Sepse rruges diku ngelen

O në skaf, o në Xibrrak

O në Ishem o në Divjake

Ose tek toyotat y...aris

O tek qeveritaret k...aris

O në pistat ku rane avionet

O në portet ku nisen kamionet

O në kontenjeret që vjen kokaina

Ose në jahtet që bredh “ Toto Rino”

O tek Çelaj o tek Kohilaj

O tek Bode o tek Habilajt

O në stamboll o tek vuçiçi

O tek gomari o tek kerriçi

O tek Halla o tek Romana

Ke Ditmiri apo tek Rama

Nga Brukseli apo nga Tirana

Veç kufirin na e vune tek thana

E kush pyet me per Europen

Per Ameriken apo tere boten

Sa të kemi në krah Rusine

Beogradin dhe “nene”Turqine

Ne per buke kurre nuk shtrijme doren

Sa të kemi si port Vloren

Eksportojme hashash pa mase

Here me trasta e here me thase

Here me skaf here me avion

Rralle me kile e shpesh me ton

Here nga deti e here nga toka

Mallin tone e njeh gjithe bota

Ky eshte halli që ka europa

Franca Hollanda dhe e gjith bota

Se nuk durojne dot bandat tona

Qe komandohen nga Tirona

Skane besim tek qeveria

Tek vetingu e tek drejtesia

Tek reformat e tek liria

Tek gjykatat dhe prokuroria

Si zene bese me policise

As radareve të ushtrise

As sukseseve të qeverise

As rritjes se ekonomise

E as uljes se papunesise

Per fat të mire i dine të gjitha

Si per drogen dhe PPP-ne

Dine per shtetin arrogant

Dine per rilindjen edhe PS-ne

Njohin mire gjithe politiken

Deputet e qeveritare

Njohin çdo të zgjedhur tjeter

Kontigjen që eshte kryetar

E dime mire si jane blera votat

Kush i mer parat publike

Dine per grupet kriminale

Njohin mafien politike

Dine per mediat që jane kapur

Dhe per diplomate të blere

Shohin politikane që shiten

Si një mall tregu pa vlere

Ndaj o popull mos ju zere gjumi

Se fajtoret jane në Tirane

Se perndryshe na mori lumi

Dhe të gjithe do gjejme belane

Nuk na e ka fajin Europa

As BE e as gjithe bota

Ndaj të ngrihemi të gjithe në kembe

Se do hame dynjane me dhembe.

Edhe ju o diplomat

Qe na e bete dimrin vere

Mjaft me me premtime boshe

Se e dime që ju kane blere

Drejtoni gishtin tek fajtoret

Boll bete sikur nuk dini

Pyesni pak “kompozitoret”

Dhe fyellit në një vrime mos i bieni

Boll heshtet per hater të Rames

Te Xhorxh sorrosit apo Obames

Boll na bete si parimore

Sot një bombe ju ka plas në dore.

I beni një nder Shqiperise

Qe të mos mbaheni mend per keq

Mos i krihni bishtin me qeverise

Por i thoni dreqit DREQ.

Po e mbyll me një urim

Per të gjithe SHQIPTARET kudo që jane.

Na e ndriçofte zoti mendjen

Se ndryshe do hame dynjane

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...