Athinë, 4 shqiptarë pjesë e bandës që trafikonte sasi të mëdha droge

E mërkurë, 27 June 2018 14:17

Policia greke ka asgjësuar një bandë kriminale që trafikonte sasi të mëdha droge. 

Mes 24 të arrestuarve ka edhe 4 shqiptarë. 6 prej të arrestuarve janë gra, dhe tre të tjerë të mitur.

Arrestimet u kryen në Selanik dhe në Seres, në pjesën veriore të vendit.

Gjatë operacioneve janë sekuestruar 58 kilogramë kanabis, 27 fidanë kanabisi me lartësi deri 2,4 metra, si dhe më shumë se 12.000 euro para cash.

Sipas policisë, banda kriminale e strukturuar e kishte filluar aktivitetin të paktën që nga nëntori i vitit të kaluar.

Nga kontrollet në banesat e të arrestuarve janë sekuestruar edhe dy pistoleta, 3 peshore precizioni, 25 celularë, 8 automjete. Gjithë të arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë e Seresit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...