Zbardhen dy vjedhje në Lushnjë, njëri në burg, tjetri në kërkim

E Enjte, 28 June 2018 10:28

Policia ka bërë të mundur zbardhjen e dy grabitje të ndodhura kohë më parë në qytetin e Lushnjës

Ngjarja ka ndodhur në 17 maj të vitit 2016, kur u vodh banesa e shtetasit I.H në “Karbunarë” të Lushnjës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore pas zbardhjes së ngjarjes, rezulton se autor i dyshuar i kësaj vjedhje është 30-vjeçari Ervin Dervishi, banues në lagjen “Karbunarë”.

Ky shtetas aktualisht është i paraburgosur në IEVP Rrogozhinë, pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së kabujve elektrik të serave të shtetasve L.A dhe P.A, dhe i vjedhjes së 50 metrave kabull elektrik të një kompanie telefonike në Lushnje në datën 11.05.2018.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 23-vjeçarit me inicialet E.K, banues në Berat.

Ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes së magazinës (pjesë këmbimi për automjetet dhe sende të ndryshme shtëpiake), së shtetasit B.M, banues po në Lushnjë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...