Ther me thikë dy bashkëmoshatarët, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

E Enjte, 28 June 2018 10:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasani ku një 19-vjeçar ka plagosur me thikë dy shtetas por është arrestuar në flagrancë nga policia.

Agresori është i riu Qemal Peqini, banues në Elbasan. Sipas burimeve të policisë 19-vjeçari, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit A.Ç., 19 vjeç, dhe e S.T., 18 vjeç, në ambientet e jashtme të një lokali.

Njoftimi i policisë:

Plagos me armë të ftohtë (thikë) dy shtetas, arrestohet në flagrancë nga Policia. Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• Qemal Peqini ,19 vjeç, banues në lagjen "Beqir Dardha", Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen "28 Nëndori", Elbasan, në ambjentet e jashtme të një lokali për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit A.Ç., 19 vjeç, dhe e S.T., 18 vjeç, banues në lagjn "28 Nëntori", Elbasan.Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjare dhe falë veprimeve të shpejta hetimore u indetifikua dhe u arrestua shtetasi që dyshohet se është autori i plagosjes së dy shtetasve.

Të plagosurit janë trasportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe ndodhen nën kujdesjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, "Plagosja e rëndë me dashje", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", të parashikuar nga nenet 88, 279 të Kodit Penal.

Modifikuar më E Enjte, 28 June 2018 11:24

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...