Artan Lazaj në vetting, avokati kërkon përjashtimin e trupës gjykuese

E Enjte, 28 June 2018 11:39

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore per rivleresimin e figures se Artan Lazaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Trupa gjykuese përbëhej nga kryesuesja Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj relator dhe Olsi Komici anëtar.

Gjyqtari ishte i pranishëm vetë në seancë, ndërsa përfaqësohej nga avokati Sokol Hazizaj.

Kryesuesja e trupës gjykuese tha se "në çështjen e rivlerësimit të zotit Laze kjo trupë gjykuese ka vendosur të përfundojë procesin e rivlerësimit vetëm në një kriter, atë të pasurisë. Duke mos vendosur mbi kriterin e figurës dhe atij profesional".

Nisur nga kjo avokati Sokol Hazizaj deklaroi se vlerësimi për Lazajn i bazuar  vetëm në një kriter është antikushtetuese, pasi  vlerësimi është tre dimensional.

Por trupa gjykuese e rrëzoi kërkesën e avokatit për të përfshirë në vlerësim të tre kriteret.

Në këto rrethana avokati bëri kërkesë tjetër: Konstatoj se vendimi është i njëanshëm dhe kërkoj përjashtimin e trupës gjykuese.

KPk vendosi administrimin e kërkesës për shqyrtim ndërsa  seanca u shty për në 2 korrik.

Avokati: Kushtetuta parashikon vlerësimin tre dimensional 

Në një prononcim për mediat, avokati Hazizaj shpjegoi se pse kërkon kontroll mbi tre komponentët për klientin e tij.

Hazizaj:  Sepse neni q i Kushtetutës parashikon vlerësimin tre dimensional të subjektit të rivlerësimit që është integriteti, pasuria dhe profesionalizmi. Pastaj është e drejtë e KPK të marrë vendim qoftë edhe bazuar në një. Janë gjëra të qarta që duhet ti marrin parasysh jo vetëm KPK por edhe subjektet e rivlerësimit. Unë jam për proces të rregullt ligjor.

I pyetur se çfarë pret nga 2 korriku dhe a është i bindur se trupa gjykuese do pranojë kërkesën e  tij për caktimin e një tjetër trupe gjykuese, ai u shpreh:

Hazizaj: Nuk kam pse paragjykoj. Jam i mendimit se procesi ka nisur në rregull. Çdo vendim i KPK ose raport paraprak duhet ta njihte subjektin për vlerësimin tre dimensional të tij. Është e drejtë e  KPK pastaj që të konstatojë shkarkimin e tij për shkak edhe të një faktori.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...