Skandali me prishjen e TK/ Veliaj falsifikoi firmën e Pirro Manit që ndodhet i sëmurë në SHBA

E Enjte, 28 June 2018 11:40

Erjon Veliaj dërgoi dje në zyrat e larta të shtetit një listë me 65 artistë që janë dakord për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Lista në dukje ishte një grumbull artistësh që paguhen nga institucionet e administratës dhe mes tyre kishte dhe emrat e bashkëshorëtve Pirro dhe Pavlina Mani.

Por aktorja Pavlina Mani ka zbuluar skandalin që qëndron pas kësaj liste. Ajo ka reaguar ashpër për sajesën e neveritshme të  kryebashkiakut Veliaj. Ajo thotë se nuk ka firmosur në listën e  artistëve , jo vetëm ajo por edhe bashkëshorti i saj Pirro Mani.

Sipas Pavlina Manit, bashkëshorti i saj ndodhet në Amerikë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe s’ka se si mund ta kishte firmosur letrën “pro” prishjes së godinës së teatrit.

Reagimi i Pavlina Manit:

Përderisa në këtë punë ka futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asgjë, Pirro Mani ka 10 vjet që s’ka lëvizur nga Amerika. E çfarë firme mund të ketë vënë ai kur s’është këtu?! Lereni të qetë se është në fund të viteve të jetës së tij, është i sëmurë. Ne nuk merremi me këto gjëra, aty në plan të parë nuk është çështja te ndërtimi i teatrit, aty bëhet luftë politike, ne jemi kundër politikës. Me asnjë parti nuk jemi, si Pirro si unë. Ne jemi artistë, nuk jemi politikanë. Ne jemi për teatër, të ekzistojë teatri aktual. Të ekzistojë edhe një teatër i ri, godinë e re, të ekzistojnë 2-3 Teatro për siç e ka gjithë bota.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...