89% e fermerëve, nuk pajisen me nipt, indiferentë financimeve te qeverise

Premte, 29 June 2018 15:22

Fermerët shqiptarë vijojnë të mbeten indiferentë ndaj financimeve që jep Ministria e Bujqësisë për zhvillimin e zonave rurale. Shifrat e përditësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, tregojnë se numri i fermerëve aktivë aktualisht është 40. 182, ndërsa numri totali i fermerëve në të gjithë vendin është 354 mijë. Pra vetëm 11 për qind prej tyre gëzojnë përfitimet që vijnë nga pasja e një nipti si dhe derdhin kontribute shoqërore dhe shëndetësore.

Megjithëse Ministria e Bujqësisë vuri në dispozicion 20 milion euro për 54 skema të financimit në bujqësi dhe kusht kryesor është pajisja e fermerit me nipt, kjo nuk e vuri në lëvizje këtë kategori, që të përfitojnë nga moment për hapjen e niptit në mënyrë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e financimeve.

Ministria e Bujqësisë ka sërish në dorë një instrument të fuqishëm financimi prej 94 milion eurosh, një fond i përbashkët midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, që sërish do të lërë të pambuluar pjesën e “padukshme” të bujqësisë shqiptare, të cilët punojnë më së shumti në këtë sektor për arsye mbijetese dhe nuk tentojnë ta kthejnë atë në një mekanizëm zhvillimi dhe për rritje të të ardhurave.

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 15:24

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...