Gjoba për këdo që ndalon te “Akullorja” në Durrës

Premte, 29 June 2018 16:13

Duke u mbështetur te fluksi i madh i qarkullimit të makinave në aksin Maminas-Gjiri i Lalëzit përgjatë sezonit turistik, policia e Durrësit ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë  rrugore.

Në njoftimin për mediat, bëhet e ditur se në afërsi të vendit të quajtur "Akullorja" në Armath ditën e sotme janë vendosur kone provizore plastike, të cilat janë fiksuar në asfalto betonin e rrugës.

Ndër të tjera, policia bën thirrje qytetarëve të mos ndalojnë në këtë zonë pasi në të kundërt do të ndëshkohen sipas Kodit Penal.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Në aksin rrugor Maminas - Gjiri i  Lalëzit, nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë  në këtë segment, kryesisht gjatë sezonit  veror,  nga ana e Sektorit të Policisë Rrugore në bashkëpunim me Entin Kombëtar Rrugor, firmën kontraktuese për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor dhe Bashkinë Durrës, më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë  rrugore  janë marrë masat e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjen me sinjalistikën e duhur.

Konkretisht, në afërsi të vendit të quajtur ‘Akullorja’ në Armath ditën e sotme janë vendosur kone provizore plastike, të cilat janë fiksuar në asfalto betonin e rrugës.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që në fundjavë, ditën e shtunë dhe të diel, nga ora 15:30-22:00, në vendin e quajtur "Akullorja" të mos ketë ndalim të mjeteve në karrexhatë dhe parakalime të mjeteve në këtë vend, si edhe  heqja apo dëmtimi i sinjalistikës rrugore do të ndëshkohet sipas Kodit Penal

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 20:10

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...