Deputeti i PD: Teatri ‘u pushkatua’ pa gjyq

Premte, 29 June 2018 15:38

Në një intervistë për “BalkanWeb”, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji e cilësoi skandal procedurën e përshpejtuar për futjen në kalendar të pr.ligjit që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të ri. Madje sipas Salianjit, është bërë çmos që ky pr/ligj të mos kalonte.

“Dje ishte pushkatimi pa gjyq dhe në mënyrë të përshpejtuar i ndërtesës së Teatrit Kombëtar por edhe i gjithë mendimit ndryshe, ose dominant i artistëve, qytetarëve e arkitektëve që nuk janë punonjës të qeverisë, që ajo godinë duhet të ruajë identitetin e saj si godinë historike e qytetit të Tiranës, pasi përbën trashëgiminë kulturore të këtij qyteti. Kudo përpiqen të ruajnë e të ndërtojnë historinë, ndërsa Tirana i ka disa godina por qeveria për shkak të një partneriteti me privatin e cila i jep qeverisë bashkë me privatin më shumë se sa 205 mln euro, sipas analizave të bëra nga inxhinierë, e ka kaluar në seancë në mënyrë të përshpejtuar. Qeveria nuk ka respektuar nga ana proceduriale, siç ndodh me çdo pr/ligj. Sot qeveria nga nguti e harbutëria për të vjedhur gjithçka, e ka kaluar pa respektuar ligjin. Përveç kundërshtimit tonë në seancë, këtë akt të parlamentit kushdo do e çonte në Gjykatë Kushtetuese, kjo e fundit nuk ekziston. Qeveria ka krijuar një situatë pa gjykatë kushtetuese, pa gjykatë të lartë, duke e mbajtur peng drejtësinë. Që kur të vijë puna për miliona euro, të kalohet në mënyrën që u bë në seancë. Çfarë ka ndodhur tjetër që e bën akoma më të rëndë? U shpërnda 1 sekondë para se të votohej sot projektligji. Në momentin që ne kërkuam pse nuk ka ardhur, për sy e faqe sollën një sekondë përpara, dhe m’u duk skandaloze që Komisioni përgjegjës i artit dhe kulturës ja kanë hequr dhe ja kanë lënë në përgjegjësi Komisionit të veprimtarive prodhuese, se ç’lidhje ka ky komision nuk e di. Vetëm hajdutë me çizme si këta e dinë lidhjen. Shkon dhe në dy komisione të tjera, por që shmangin komisionin e kulturës”, tha ndwr tw tjera Salianji.

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 16:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...