Zgarbi: I kam thënë mikut tim Edi Rama mos e shemb Teatrin, por ai…

Premte, 12 June 2020 10:08

Përveç debatit të ashpër që pati me Neritan Cekën për çështjen e entnitetit (grek apo ilir) të qytetit të lashtë Bzlis, kritiku italian i artit Vittorio Sgarbi, ka befasuar edhe me një deklaratë për Teatrin Kombëtar. Te “Open” ai ka deklaruar se ka qenë kundër shembjes dhe këtë gjë ja ka kërkuar edhe mikut të tij Edi Rama.

“Unë kam qenë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Unë i kam thënë mikut tim, Edi Rama, që të mos e shembë. Ai nuk më dëgjoi dhe bëri atë që deshi. Unë thashë që të mbahej si muze dhe të restaurohej”, zbuloi ai.

Sgarbi deklaroi mbrëmë gjithashtu, se ka zgjehdur që t’i qëndrojë larg diskutimeve politike, por  se qëndrimin e tij për ta mbajtur teatrin si muze ia ka bërë të qartë kryeministrit:

“Ai teatër ishte i thjeshtë me arkitekturë fashiste. Unë nuk dua të futem në debatet politike, por mendoj se mund të mbahej si muze. Kur pyeta për herë të fundit më thanë se ishte shembur. Me thanë se ishte shembur sepse nuk ishte funksional si teatër. Mund të mbahej si muze”, ka thënë kritiku dhe politikani i njohu Italian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...