“Rekordi” i keq i Dvoranit

Premte, 12 June 2020 10:34

Nga Kastriot Dervishi

Pasi ka tejkaluar pa arsye mandatin për 6 vjet, falë një loje politike, Ardian Dvorani duhet të lërë me dhimbje Gjykatën e Lartë dhe punët në krye të KED-së. Ai u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë duke mos ardhur nga gjyqësori, me dekretin nr.4481, datë 17.2.2005 të presidentit Alfred Moisiu, dekret i cili mori pëlqimin e Kuvendit. Karriera e tij kish nisur si prokuror në Shkodër dhe kulmoi pas vitit emblematik 1997.
Në vitet 1998-2005 (me një ndërprerje të shkurtër) ishte drejtor i përgjithshëm i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.
Prej marsit 2014 ai nuk duhej të rrinte më në detyrë. Po pse qëndroi? Për ndonjë vështirësi kandidatësh? Sigurisht jo. E mbajti politika. Po të kish dhënë dorëheqjen pas mbarimit të mandatit, Kuvendi do kishin miratuar së paku një dekret zëvendësimi për të. Në vitet 2014-2016, shumica kuvendore rrëzoi njëpasnjë dhe pa arsye gjithë dekretet e presidentit Bujar Nishani vetëm për të mbajtur Dvoranin në Gjykatën e Lartë, sepse e quante “të vetin”. Dhe sigurisht, Dvoranit i pëlqente kjo situatë.
Përveç të tjerash, kësosoj, ai regjistroi edhe një rekord të ri në historinë e Shqipërisë, atë të rrëzimit të dekreteve vetëm për një emër, duke u bërë me dashje e ndërgjegje, pjesë e një skenari sa dëshpërues, aq edhe anormal. Edhe vendosja e tij në krye të KED-së dhe lojërat me përzgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, treguan dëmin e madh që po i bëhej reformës në drejtësi, në krye të së cilës ishte vënë njeriu i jo i duhur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...