Teatri nuk u dëmtua nga tërmeti, Liçaj: Zoti i dha Ramës shenjë të bukur për ditëlindje

E mërkurë, 04 July 2018 20:07

Në vijim të protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, aktori Neritan Liçaj e ka parë tërmetin si shenjë nga Zoti për të treguar që godina e Teatrit  është më e fortë nga sa pandehet. 

Ai madje i bëri thirrje kryemininstrit Edi Rama dhe deputetëve ta shihnin këtë çështje si përfaqësues të popullit.

“Ekzistenca ime varet nga unë dhe vetëm ai lart, ai lart sot dërgoi një shenjë shumë të bukur mbi të gjitha për Ramën, në ditën e ditëlindjes së tij.

Ajo shenjë ishte që kjo nëna jonë e vjetër e plakur na doli më e fortë se ato nuset e reja, parlamenti, ministritë.

Lart në qiell është Nënë Tereza që ka një shenjë të bukur: Kemi harruar se i përkasim njëri-tjterit prandaj nuk gjejmë paqe. Këtë i them ta mbajë vath në vesh edhe kryeministri.

Deputetë, më bëni të ndihem krenar që përfaqësohem nga ju. I jeni betuar, flamurit, kombit e kushtetutës. Nesër do të tregoni si do të votoni, si deputetë dhe shpresë e popullit apo njerëz partiakë. Gjithë populli po ju vëzhgon. Nesër nga ju varet Teatri, kuptoni rëndësinë e këtij vendi,” tha Liçaj.

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 20:10

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...