Teatri/ Basha paralajmëron Ramën: Tërhiqu, do bëjmë gjithçka mos kalojë në Kuvend

E mërkurë, 04 July 2018 20:21

Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë pjesë në protestën e artistëve kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Basha paralajmëroi kryeministri Edi Rama që të tërhiqet nga miratimi i pr.ligjit për teatrin nesër në Kuvend, pasi opozita nuk do e lejojë dhe do bëjë gjithçka per ta ndaluar. Kreu i PD ftoi qytetarët dhe artistët të protestojnë nesër para Kuvendit.

“Është asgjësuar Gjykata Kushtetuese. Prandaj shpejtojnë për vjedhjen. Rama me veglat e tij kanë ngut. Nëse nesër ka një Gjykatë Kushtuese ky ligj përfundon në kosh. Parimi numër një është se ligji duhet të jetë i përgjithshëm dhe jo për një person. Paralajmërimi im është që Rama të tërhiqet nga miratimi i ligjeve anti- kushtetuese sa nuk është vonë. Ligje të tilla janë shpallje lufte dhe ne do të dimë të përgjigjemi nesër brenda sallës, iu bëj thirrje socialistëve që nuk kanë në sofrën e krimit, t’i bashkohen protestës.

Ne do bëjmë gjithçka që ligji të mos kalojë nesër në Kuvend. Ne do i bëjmë presion presidentit të mos dekretojë ligjin. Ambasadorët të mos mbyllin sytë për këtë shkelje. Ne brenda në sallë do bëjmë punën tonë, ndërsa ju jashtë do bëni punën tuaj për të ndaluar planin e grabitjes”- tha Basha.

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 20:23

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...