Sa do të zgjasin tërmetet, flet sizmiologu

E mërkurë, 04 July 2018 20:36

Tërmeti i regjistruar sot me epiqendër në Durrës, shkaktoi frikë dhe panik te qytetarët.

Sizmologu Rrapo Ormeni deklaroi për Report Tv në edicionin qendror të lajmeve se tërmeti u ndje deri në Vlorë, ndërsa deri tani janë regjistruar 140 goditje.

Ai theksoi se nuk ka rrezik për tërmete të tjera me magnitudë të lartë, pasi goditja kryesore kaloi.

Tërmeti ishte deri në 6 ballë, është ndierë deri në Vlorë. Tërmeti ka pasur si karakteristikë goditjet, ku deri tani janë regjistruar deri në 140 goditje.

Goditjet ishin të ndjeshme, nga 4.2 ballë deri në 3 ballë, që lidhen me goditjen kryesore, pasi energjia nuk është çliruar e gjitha. Energjia do vazhdojë të çlirohet derisa të arrihet stabiliteti i plotë, por goditjet vijnë duke u zvogëluar.

Tërmete të tilla zgjatin disa ditë?

Jo, karakteristikë tërmetet kanë tipologjinë e tyre. Kur ndodh një goditje kryesore, goditjet e tjera vijnë duke u zvogëluar dhe shuar, s’do të kemi më goditje kryesore.

Paraditen e sotme një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Hamallaj lëkundi vendin tonë. Tërmeti me epiqendër në Durrës është regjistruar në orën 11:01, ndërsa u shoqërua edhe një disa lëkundje të tjera më pas duke shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët, pasi është ndjerë në disa qytete. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Elbasan, Krujë dhe Fier.

Sipas Emergjencave Civile në Shqipëri pas tërmetit 5.1 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera sizmike nga ora 11:08 deri në orën 15:30 minuta. Nga informacionet e deritanishme, nuk rezulton të ketë dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë regjistruar deri më tani 40 banesa të plasaritura si pasojë e lëkundjeve në qarqet Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...