Arrestohet Adela, e shpallur në kërkim për mashtrim me vizat Kanadeze

E Enjte, 05 July 2018 10:59

Policia ka bërë të mundur arrestimin e Adela Makashi, e cila ishte shpallur në kërkim pas akuzave për mashtrim me vizat kanadeze. Kujtojmë se Adela është vajza 30-vjeçare e Lule Makashit, e cila u arrestua në 29 prill 2016, në aeroportin e Rinasit, e depërtuar nga autoritetet kanadeze.

Ndërsa prangosja e  Adelës është bërë gjatë së hënës. Gjykata ndaj saj gjykata kishte vendosur si masë sigurie “detyrim paraqitje”, por prej dy vitesh vajza kishte humbur gjurmët.

Ndërkohë Lule Makashi, ndodhet në qeli, ku po vuan dënimin me 6 vite burg.

Nënë e bijë akuzohen për mashtrim me vizat kanadeze ndaj rreth 225 personave.

Makashi u dënua me 9 vjet burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar ajo do të vuajë vetëm 6 vjet burg.

Ndërkohë e bija, Adela do të vuajë 4 vjet burg. Edhe ajo përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Nga 6 vjet që u caktua, do të vuajë 4 vjet burg.

Nënë e bijë u premtonin qytetarëve të ndryshëm se do t’i dërgonin në Kanada me viza pune dhe studimi me anë të agjencisë së punësimit Ande-Lm.

Ato akuzohen dhe janë shpallur fajtore për mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim disa herë.

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 11:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...