Pranga të dënuarit për vrasje në Itali, çfarë kërkonte të bënte në Rinas

E Enjte, 05 July 2018 16:28

Tentoi të kalojë kufiri me Leje Kalimi me të dhëna të falsifikuara, por bie në prangat e policisë. Bëhet fjalë për një 42-vjeçar nga Lushnja, Muhamed (Bledar) Leka, i cili jetonte jashtë shtetit. Ndalimi i tij u bë pas një intervistimi profesional nga Policia Kufitare Rinas, e cila zbuloi identitetin e vërtetë të tij. Mësohet se Leka rezultonte person në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 18.11.2003, ka bërë njohjen e vendimit Penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda Verona në Itali, e cila e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 76 – 25 të Kodit Penal.

“Shtetasi Muhamed Leka, erdhi si pasagjer nga jashtë shtetit me Leje Kalimi me emër tjetër, por punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë shfaqur dyshime, dhe pas një intervistimi profesional të kryer nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, rezultoi se ishte person në kërkim për veprën penale ‘Vrasje e kryer në bashkëpunim'”, thuhet një njoftimin e policisë.

Pas arrestimit nga Policia Kufitare Rinas, 42-vjeçari Leka iu dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnje për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...