Katastrofa natyrore, e shpallën Park Natyror por në Zagori priten pishat

E Enjte, 05 July 2018 16:55

Krahina e Zagorisë prej 1 muaji ka marrë statusin e parkut natyror. Me një sipërfaqe prej 24.600 ha, të ndarë në dy zona me prioritet të diferencuar, parku do të synojë mbrojtjen pasurisë së florës dhe faunës së zonës dhe orientimin e krahinës drejt ekoturizmit, si një prioritet i së ardhmes.

Në zonën qendrore të parkut pritet të zbatohet shkalla më e lartë e mbrojtjes. Por kjo, sipas banorëve, është edhe zona më e dëmtuar gjatë dekadave të fundit. Masivi i dendur i vënjave, halorëve të rrallë të Zagorisë mbi fshatin Hoshtevë ka degraduar prej prerjeve pa kriter, thotë Llukan Saqellari. Ai pret që statusi të garantojë mbrojtjen e kësaj bimësie tipike.

Zbatimi i shkallës së dytë të mbrojtjes pritet të nxisë investimet për rritjen e shërbimeve turistike, ndërsa ligji i jep mbështetje iniciativave të reja agroturizmit./TCh

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...